[ English ] [ Shqip ] [ Srpski ]
 
 






PËR NE
Forumi Shqiptaro-Serb për Këmbimin e Informatave

Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore (CDRSEE) me seli në Selanik, Agjencia e Lajmeve BETA/ Qendra Mediale nga Beogradi dhe Agjencia e Lajmeve KosovaLive nga Prishtina në kuadër të një projekti të përbashkët kanë themeluar një burim interaktiv informativ në internet me emrin Forumi Informativ Shqiptaro-Serb, www.kosovakosovo.com , i cili do të ofrojë lajme në tri gjuhë; shqip, anglisht dhe serbisht.

Në kuadër të këtij projekti të përbashkët poashtu parashihet anketimi i opinionit, si dhe organizimi i dy konferencave të gazetarëve.

Rivendosja e kanaleve të drejtpërdrejta për shkëmbimin e lajmeve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve është shumë me rëndësi në vitin 2005, dhe kjo është mu ajo që do të bëjë ky Forum.

Objektivat:

Objektivat afatgjata të këtij projekti janë zgjerimi dhe forcimi i një terreni të përbashkët ndërmjet mediave dhe gazetarëve shqiptarë e serbë, si dhe shoqërive të tyre në përgjithësi. Ideja është që të ndihmohet forcimi i një procesi të paqes në mes shqiptarëve dhe serbëve, i cili padyshim se do të ndodhë në një formë ose tjetër në të ardhmen e afërt. Dhe përkrahja e opinionit publik për këtë mund të rritet përmes mediave.

Objektivat specifike të projektit janë:

  • Lehtësimi dhe përmirësimi i dialogut ndërmjet gazetarëve shqiptarë dhe serbë, mediave si dhe lexuesve të tyre.
  • Luftimi i stereotipeve që shqiptarët dhe serbët kanë për njëri-tjetrin, duke u ofruar atyre lajme të besueshme dhe përmbajtësore.

Objektivat e mësipërme do të arrihen nëpërmes

  • Rivendosjes së linjave të drejtpërdrejta informative ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve
  • Përmirësimit të cilësisë dhe saktësisë së informatave tek shqiptarët dhe serbët në rajon dhe në diasporë.
  • Mundësimit të komunitetit që të ketë qasje në lajme cilësore për komunitetin tjeter.
  • Rritjes së komunikimit dhe kontakteve ndërmjet gazetarëve shqiptarë dhe serbë.
  • De-polarizimit të këndëvështrimeve ekstreme që serbët dhe shqiptarët kanë për njëri-tjetrin përmes një anketimi të opinionit publik.

Partnerët e projektit:

CDRSEE - Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore (CDRSEE) është themeluar në Holandë më 1998 nga qytetarë të vendeve të Evropës Juglindore, Evropës Perëndimore si dhe qytetarë nga SHBA. CDRSEE synon forcimin e shoqërive demokratike, pluraliste, dhe paqësore duke mbështetur parimet mbi përgjegjësitë shoqërore; zhvillimin e qëndrueshëm dhe pajtimin midis popujve të rajonit. Bordi i Drejtorëve përbëhet nga Amb Richard Schifter (Kryetar), Nikos Efthymiadis (Zëvendëskryetar), Smaranda Enache (Zëvendëskryetar), Spiros Voyadzis (Drejtor i Thesarit), Rigas Tzelepoglou (Zëvendësdrejtor i Thesarit), John Brademas (Raportues), and Costa Carras (Raportues). CRDSEE ka gjashtë anëtarë të rregullt dhe pesë praktikantë. CDRSEE përmes aktiviteteve të saj synon ngritjen e vetëdijes përmes publikimeve të ndryshme, workshop-eve, analizave të teksteve, konferencave akademike, anketimeve të opinonit, trajnimeve dhe programeve kulturo-artistike. C DRSEE është duke drejtuar katër projekte të mëdha: Projekti i Përbashkët në Histori, Zbulimi i Historisë së Fshehtë: Shembuj nga Ballkani Perëndimor, Qyteti Jonë e Ardhmja Jonë, si dhe Forumi Shqiptaro-Serb për Këmbimin e Informatave, sikundër edhe disa nisma më të vogla.

Agjencia e Lajmeve KosovaLive: Që kur ka filluar punën nga fundi i vitit 2000, KosovaLive është burimi kryesor i lajmeve në anglisht dhe shqip në Kosovë. Informatat e saj mbulojnë çështjet e përditshmërisë, përfshirë politikën, shëndetësinë, arsimin, mbrojtjen sociale,etj. Ë shtë themeluar si një OJQ e pavarur e mbështetur nga kontributet e një konsorciumi donatorësh. Ka një personel prej 10 gazetarësh dhe 4 përkthyesish, si dhe 1520 korrespodentë në qytetet e Kosovës, dhe Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Që nga viti 2001 KosovaLive ofron lajme me parapagim për mediat dhe organizatat. Në kategorinë e parë hyjnë mediat e shkruara dhe elektronike, përfshirë këtu edhe radiostacionet më të rëndësishme të cilat e kanë KosovaLive burim kryesor të sigurimit të informacioneve. Ndërsa në kategorinë tjetër hyjnë organizatat qeveritare dhe jo qeveritare të vendit dhe të huaja.

Qendra mediale Beta është një organizatë joqeveritare me seli në Beograd , të cilën më 2004 e ka themeluar agjencia e lajmeve Beta. Këshilli i Qendrës përfshin një numër të madh personalitetesh publike të cilat i bashkon dëshira që të nxisin lirinë dhe përgjegjësinë e mediave informative në Evropën Juglindore.

Qendra Mediale Beta ka marrë përsipër aktivitetet jokomerciale të agjencisë së lajmeve Beta, qëllimi i së cilës është informimi më i mire i publikut rreth çështjeve aktuale, e sidomos rreth atyre kontestuese politike, ekonomike e shoqërore.

Beta është një agjenci private e lajmeve e cila që nga viti 1994, kur ka filluar me punë, ka arritur respektin si një ndër agjencitë kryesore të Evropës Juglindore. Beta ka mbi 600 parapagues në vend dhe në botë, punëson rreth 250 gazetarë, përkthyes, teknikë, etj. Beta ka një rrjet të gjerë korrespondentësh në Evropën Juglindore dhe në qendra kryesore politike dhe ekonomike. Rreth agjencisë së lajmeve Beta më hollësisht mund të informoheni në faqen e internetit www.beta.co.yu

Kontakti

CDRSEE
Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe

Nenad SEBEK
Executive Director
Phone: + 30 2310 960-820/1
Fax: + 30 2310 960-822
9 Krispou St.
54634 Thessaloniki
Greece

 

KosovaLive

Kelmend HAPCIU
Manager/Editor-in-chief
Media House Annex, Top Floor
Prishtina, Kosovo/UNMIK
phone : +381 38 248 276, 248 277
Fax: +381 (038) 248 319

 

Medijski Centar BETA

Ljubica MARKOVIC
Chair
Srpskih Vladara 4
11000 Beograd
Serbia and Montenegro
Phone + 381 11 3602 400
Fax + 381 11 687 869


FORUMI

Fjalimi i përgaditur nga Don Shan Zefi, Kancelar ipeshkvinor, Kisha Katolike

Konferenca Ndërfetare mbi Koegzistencën Paqësore dhe Dialog
Patriarkana e Pejës
Pejë 2 -3 Maj 2006


© 1998-2005 CDRSEE, KosovaLive, Medijski Centar Beta
Përmbajtja e faqes së internetit www.kosovakosovo.com është përgjegjësi e Qendrës për Demokraci dhe Pajtim, Agjencisë së Lajmeve KosovaLive dhe Qendrës Mediale Beta, dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e donatorëve për Forumin Informativ Shqiptaro-Serb.