[ English ] [ Shqip ] [ Srpski ]
 
 






FORUM
Beograd svojom pasivnošću otežava položaj kosovskih Srba

Mendoi se zoti Oliver Ivanovic duhej te jete deputet i Parlamentit te Kosovës e jo të pretendoi te jete deputet i Parlamentit të Serbise!. LSKM është një parti që vepron në Kosovë, parlamenti i Kosovës merr vendime per Kosovën dhe qytetaret e Kosovës, andaj duket si qesherake vendimi i Beogradit per pengimin e pjesmarrjes aktive te Serbeve të Kosovës në instuticionet legale te Kosovës. Një duhet ta dini zoti Ivanovic qe me bojkot ju si pakicë ne Kosove smund ti arritni drejtat tuaja ashtu si duhet. Kishte qenë mirë qe ju si Serbë të Kosovës te mendoni vetë pa ndihmen e Serbisë sikurse që edhe ne mendojm dhe vendosim vetë pa ndihmen e Shqiprisë. Me nderime Ymeri, Zvicër
(Ymer Gashi, 06.07.2005. 13:19)

Postovanje gosp.O.Ivanovicu, oko vaseg misljenja za Beograd ja mislim da gresite jer od tih tri struja koja se rte u Kos.Mitrovici VI ste najbolji i imate vecinu dobromisljenika za buducnost ovog mesta nego smetnju vama pravi novo pojavljeni srpski-politicar samo zvani predstavnik za srpska pitanja i novo udruzenje za opstanak takozvani S.Petkovic i ono djubre iz op.Podujevo F.Seholi za koga nema komentara (za lose uopste), takodje za Mitrovicu vi ste najbolji politicar koji zna ceo grad i sve rukovodioce tako da mozete ucutati svakog ko govori o Mitrovici. O.Ivanovicu bez obzira kakvo je stanje vi ste do sada ostavili dobar utisak u gradu Mitrovice a takodje i u Skupstinu Kosova.
(kastriotjashari, 15.08.2005. 22:17)

I nderuari Kastriot Jashari (nese vertet jeni shqiptare) une Fatmir Sheholli, shqiptar nga komuna e Podujeves dhe banorë i Kosoves te uroj per njohjen shume te mire te gjuhes serbe. Besoj se edhe zoti Oliver Ivanoviq eshte i "knaqur" me shkrimin e juaj. Une nuk kam komente ne pohimet e zotit Ivanoviq, por deshiroj te komentoj fjalit e perdorura te "shqiptarit" Kastriot Jashari, i cili e paska nje emer te madh dhe mbiemer edhe me te madh, por per cudi po e zotnojka gjuhen serbe perfekt. Sidoqofte, me "vjen" shume mire qe ky fare kastrioti paska jarani me Oliverin kurse anen tjeter te medaljes se Ivanoviqit ose po shtiret ose nuk po deshiron ta theksoj. Per dallim nga ky fare Kastrioti i cili mua me quan "djubre" e Oliverin po e deshirojka shume, une e dua shume familjen time, femijet e mi, farefisin tim dhe kombin tim shqiptare. Une kurre nuk jam fshehur prapa emrave Kastriot e mbimerave Jashari, kam folur haptaz dhe do te flas haptaz sepse une nuk kam nevoje, po e perseriti te "fshihem" prapa emrave te rrejshem. Ti fare Kastrioti para 7 apo 8 muajve une dhe Oliver Ivanoviq kemi qene mysafire ne nje emision televiziv ne Beograd dhe nese nuk ke patur mundesi ta percillesh ate emision atehere e kam nje sygjerim per ty....thirre Oliverin e te tregon jarani yt qysh ka kaluar para skenes serbe midis Serbie. Nese te dhimbset Oliveri mundesh ti behesh edhe kumbar i tij, sepse kumbaret e tij ne veri kane per shume gjera kunder popullit shqiptare. Nese te nevojitet te kesh informacione shtese eja ne Ministri per komunitete dhe kthim ne qeveri te Kosoves e t'i japi me argumenete te gjalla. ( fatmirsheholli, 09.Nentor 2005)
(Fatmir Sheholli, 09.11.2005. 13:33)

I lexova komentete te zotit Kastriot Jashari dhe kete komentin e zotit Fatmir Sheholli. Me duhet te konstatoje se me pelqeu shume veshtrimi i zotit Sheholli, sepse me argumente ka pohuar se kush fshihet prapa emrit te zotit Jashari por edhe kush fshihet parpa emrit te Oliver Ivanoviqit. Nje konstatim deshiroj ta them, e ai eshte me sa une e di Slavisha Petkoviq i ka pranuar institucionet e Kosoves dhe eshte kyqur ne te gjitha segmentet e shtetit te ardhshem te Kosoves, kurse Oliver Ivanoviq tere kohen i ka bojkotuar ato, bile duke u perpjekur qe te qendroje ne dy karrika(fotele). Kete qe e shkrova besoj se e din tere Kosova dhe nuk ka nevoje askush te na tregoj kush eshte Oliver Ivanoviq, sepse pikrisht ai dhe miqte e tij nga partia e Millosheviqit po e mbajn uren mbi Iber dhe kane rrahur shqiptare shume here qe nga perfundimi i luftes e kendej. Oliveri koken e ka ne Beograd e kembet ne Mitrovice, duke u perpjekur ta ndaj Kosoven, por ajo do te jete e pamundshme,sepse ka njerze qe i dijne shume mire punet e pista te Oliverit dhe Oliverqiqva tjere ne veri te Mitrovices. Me respekt, Ermir Gashi banore i Skenderajt, tani jeton dhe vepron ne Prishtine.
(Ermir Gashi, 10.11.2005. 10:11)

I bashkangjitem teresisht zotit Ermir, dhe komentit te zotit Fatmir Sheholli. Konsideroj se Oliver Ivanoviq eshte nje njeri me profil te dyftyresis politike dhe kjo do ta beje te mbetet siq thot proverbi popullor "as me sheher as me barilev". Zoti Sheholli, mos u brengosni sepse ai Kastrioti nuk eshte shqiptare, por edhe nese eshte atehere eshte njeri qe merre fryme ne Kosove por nuk i takon kombit tone. Une si studente e fakultetit te drejtesis mendoj qe serbet e Kosoves duhet te inkorporohen ne institucione te Kosoves dhe te mbrojn interesat e popullit serb por edhe te shtetit te ardhshem te Kosoves. Eshte shume i fuqishem fakti qe zoti Sheholli e fton Kastriotin t'i jap argumente per te kqijat e kumbarve te Oliverit, dhe me kete t'ia rrezon tezat e tija shume fisnike qe i kishte per Oliverin. Cdo te mire ju uron, Flutura Kastrati, studente e vitit te trete ne fakultetin e drejtesis ne Universitetin e Prishtines.
(Flutura Kastrati, 11.11.2005. 14:23)

Sa zakasnjenjem sam saznala o ovoj web-stranici, pa eventualno kasno ce biti i da reagujem,ali smatram da ipak moj komentar bice koristan. Naime, imala sam priliku da na Vizuelnim medijima u Srbiji, gde i zivim gledam nastupe gospodina Slavise Petkovica kao i gospodina Olivera Ivanovica i gospodina Fatmir Seholija. Ono sto je kod mene ostavilo utisak je cinjenica da je g.Petkovic, koji ako se ne varam je clan Kosovske Vlade u vise navrata po medijima u Srbiji bio veoma transparentan sto ne bih mogla da konstatujem i za g.Ivanovica. S'druge strane mene kao intelektualku a i mog supruga fasciniralo krajnije fer odnos i veoma korektan g.Seholija koji veoma razumno i intelektualno ima pristup o mnogim problemima koji danas tiste ljude na balkanu, sa posebnim akcentom vezano za povratak raseljenih lica. Imam veoma visoko misljenje o g.Petkovicu koji je u jednom veoma istorijskom trenutku imao hrabrosti da preuzima odgovornost medju raznim "strujama" na Kosovu da uslovno receno ulazi u jednu veoma tesku "politicku igru" za koju "igru" Vlada Srbije nije imala sluha ili mozda bolje receno nije bila sposobna za tako nesto. Smatram da je g.Petkovic prevazisao neke bolesne barijere koje su prisutne kod vecine srpskih politicara u smislu da je uverio celokupnu javnost da se konstruktivnim koracima moze raditi zajedno sa albancima sa ciljem prevazilazenja raznih problema koji se mogu nametnuti u datom periodu. Ovom prilikom zelim da kazem da imam veoma visoko misljenje da sa ljudima kao sto su g.Suroi, g.Skelzen Maliqi, g.Seholi itd. moze se postignuti normalni odnosi u svim sferama zivota, ali je cinjenica da i oni trebaju imati s'druge strane normalne ljude s'kojima ce razgovarati civilizovano kao sto dolikuje emancipovanim ljudima u 21 veku. Pozdrav svim vasim citaocima.
(Tatjana Olujic, 11.11.2005. 22:45)

Jam femer kosovare, dhe e drejtoj nje OJQ kosovare e cila mirret me studimet, hulumtimet dhe analizat e personaliteteve politike dhe publike ne Kosove. Eshte evidente qe zoti Oliver Ivanoviq eshte perpjekur te beje shume ne kontekstin e fokusimit te faktorit serb ne institucione te Kosoves, por megjithate ne momentin me te duhur ai se bashku me shoket e tij nuk pati "guxim" te inkorporohet ne institucionet e Kosoves, dhe ky fakt e zbehi ne mase te dukeshme tere potencilain dhe kapitalin e tij politik te cilin e kishte tek shqiptaret. Ne kete periudhe te "zikzakave" politike te z.Ivanoviq ne skenen politike kosovare u ngjit si rrufeja zoti Slavisha Petkoviq i cili pamedyshje vlersohet si politikani me karizmatik ne qeverin e Kosoves. Duhet kuptuar se eshte demokratike qe nje minister te zgjedhe bashkpunetoret e vet, dhe kete sigurisht e ka bere edhe zoti Petkoviq. Ne mesin e atyre bashkpunetorve ai ka zgjedhur edhe zotin Fatmir Sheholli, qe per mednimin tim eshte nje e qelluar shume e mire e zotit Petkoviq. Kam pasur rastin te e percjelle ne TV, radio dhe kam lexuar komente e analiza te ndryshme te zotit Sheholli, dhe ajo qe me ka impresionuar tek ai eshte joluhatshmeria e tij ne konceptin e te menduarit dhe paraqitjes se fakteve te pamohueshme. Une besoj se zoti Petkoviq me stafin e tij shumeetnik ka nje mundesi te madhe ti tregoj faktorit nderkombtare qe ne Kosove eshte i nevojshem vetem vullneti i mire dhe te arriturat nuk mungojn. Une i lexova komentet e lexuesve te ketij web-sajti dhe me duhet te konstatoje qe nuk kemi nevoje te mirremi me fyerje personalitetesh, sepse gjuha me e mire eshte gjuha e argumenteve andaj te jemi te kujdesshem.
(Minire Stublla, 14.11.2005. 13:02)

Vlersimet, komentet, analizat qe po trajtohen ne kete teme nga vizitoret e ketij web-sajti konsideroj qe kane hyre ne nje labirinth pa shtegdalje. Ajo qe me shtyri qe te shkruaj sonte ishin pikrisht vlersimet e disa personave qe qenkan kyqur ne kete teme. Une jam profesor dhe i kuptoj shume mire rrethanat e kesaj shoqerie kosovare por edhe me gjere. Deshiroj te mos keqkuptohem nga askush i cili eventualisht do te permendet ne kete koment timin. Eshte paradoksale dhe jokorrekte qe dikush nga pala shqiptare te mendoj se sot ne keto rrethana ne Kosove do te gjindet nje person i nacionalitetit serb qe do e pranoj apo perqafoje pavarsin e plot te Kosoves. Ndoshta pas nje periudhe kohore dikush nga keto forca poltike serbe ne Kosove mund te inkuadrohet ne "perqafim" absolut te institucioneve te shtetit te pavarur dhe sovran te Kosoves, mirepo eshte evidente se nevojitet kohe per kete proces. Sot ne skenen politike kosovare faktori serb ne Kosove eshte i manipuluar nga Beogradi zyrtare. Perpjekjet e ministrit per komunitete dhe kthim, perkatesisht te kryetarit te partise demokratike serbe per Kosove zotit Slavisha Petkoviq jane nje sinjal udhepershkirmi per serbet te cilet jetojn ne Kosove qe vetem te kuptojn realitetin por jo edhe te pranojn realitetin kosovar, qe eshte shume larg asaj qe quhet pranim i pavarsis se Kosoves. Nuk posedoj informacione te mjaftueshme qe te jap nje konkludim per filozofin politike te zotit Petkoviq, mirepo jam shume i sigurt qe zoti Oliver Ivanoviq ka humbur kompasin politik ne Kosove, sado qe faktori nderkombtar eshte duke e favorizuar pikrisht tezen e zotit Ivanoviq, se paku keshtu e kuptoj une nga kendveshtrimi im. Une jam shume i sigurt qe zoti Petkoviq ka nevoje per shtrirjen e dores nga faktori shqiptar, por kjo shtrirje dore duhet te jete shume e sinqert e jo me prapavije, sepse parapavite jane shume te demshme per procesin e pergjithshem ne Kosove. Ne kete kontekst, ne disa nga keto shkrime eshte permendur emri i zotit Fatmir Sheholli, qe edhe vet ishte lajmruar ne kete teme, dhe kishte dhene nje vlersim te tij personal. Une mendoj zoti Sheholli se ju jeni duke e kryer nje pune shume te madhe, edhe pse mua personalisht shkrimi juaj me duk si pak "nervoz" ne pergjegjejen te cilen ja keni derguar zotiti Kastriot Jashari. Sidoqofte, pavarsisht a eshte z.Jashari shqiptare apo jo le te mbetet ne ndergjegjejen e tij, ju zoti Sheholli si zedhenes i ministris per komunitete dhe kthim jeni duke e kryer nje pune shume te madhe drejt konceptit te plotesimit te standardeve shume fisnike per Kosoven, dhe pa kurfare ngurrimi duhet te vazhdoni te punoni ne funksion te parimit qe e permenda me larte. Nuk kam njohuri a jeni anetare i LDK-se, PDK-se, AAK-se apo "ORA"se apo nuk jeni anetare i asnje partie politike, por me duhet te them se ne nje emision te Kohavizionit ju tek une keni lene nje pershtypje te njeriut shume te formuar dhe shume mire te informuar me rrjedhat e detyrave qe i keni ne ministrin tuaj. Eshte shume domethenese te theskohet qe turbullirat qe e kane kapluar Kosoven si ne aspektin politik ashtu edhe ate ekonomik dhe ne sfera tjera te jetes jane pasoje pikrisht e neglizhences se faktorit shqiptar per kuptimin e filozofis praktike dhe pragmatike te politikes se epokes se re ne evropen e sotme. Filozofia e folklorizmit patriotik partizanesk eshte e kaluar qe moti dhe kjo thote nej proverb popullor "nuk pi uje", andaj nevojitet koncept real politik ne casjen e krijuar ne Kosove, sepse nuk mund ti themi askujt e as serbve qe nuk e kane kuptuar realitetin e krijuar kosovar kur as shqiptaret nuk e kane kuptuar edhe pse kryesisht me luften e vet shqiptaret e krijuan kete realitet per te krijuar jete me te sigurt per familjen e tyre. Lufta e drejte e UCK-se nuk eshte bere qe mos ti lejohet nacionalitetit tjeter te ndjehet i pasigurt ajo lufte ka qene e imponuar dhe eshte zhvilluar per te mbrojtur dinjitetin, pragun e shtepis dhe per te shporre nga trojet kosovare nje ushtri armike dhe okupatore nga Kosova. Mirepo kjo nuk i jep te drejte askujt qe serbve te Kosoves t'iu imponohet ndjenja e pasiguris dhe fyerja apo cfare do qofte, sepse lufta e UCK-se nuk eshte bere per ate qellim. Me respekt, profesor Ramiz Jakupi nga Gjilani.
(Ramiz Jakupi, 18.11.2005. 23:06)

0000000000
(1, 21.11.2005. 11:49)

Edhe pse u mendova gjate a te inkuadrohem edhe une ne kete sfere komentuese te ketyre mendimeve te personave te ndryshem, megjithate vendosa te shkruaj shume shkurt dicka qe nuk munda pa e shkruar. Shpresoj se z.Fatmir Sheholli nuk do te me keqkuptoj dhe nuk do te e dekonspiroj punen e tij te shkelqyeshme dhe profesionale para lufte dhe pas lufte ne fuqizim te kualitetit dhe kuantitetit per te miren e popullit shqiptare dhe atyre qe ia dojn te miren Kosoves, me duhet te them me sa vijon: " I nedruari dhe respektuari Fatmir Sheholli ka bere vepra shume te medha kombetare per cka opinioni i gjere shqiptare do ta kuptoj nje dite. Zoti Sheholli per shkake te modestis qe e posedon kurre deri me tani nuk ka dashur te hyne ne gara me personalitete qe as te thembra nuk i afrohen e qe flasin ne emere te patriotizmit shqiptare. Te nderuar lexues te kettij web-sajti kur e lakoni ose e permendni emrin e Fatmir Shehollit kuptoni se jeni duke e shkruar nje emer i cili beri dhe eshte duke bere me pune dhe vetem me pune aq shume per Kosoven qe mund te identifikohet me personalitetet me te shquara te cilat i dhan botes fisnikrin njerzore. Une personalisht e njof zotin Sheholli dhe ne vitet 98' kam patur kenaqesin dhe nderin ta njofe ne nje zone te luftes kur me njohurit e tija beri qe te kuptojm se ishim ne gjendje shume te veshtire dhe na kanosej rreziku i jashtzakonshem. Eshte e vertet qe zoti Sheholli ka perjetuar shume paknaqesi ne jeten e tij, por kurre nuk i shprehu publikisht edhe pse ka patur te drejte ne kete ceshtje, por me modestin e tij intelektuale kurre nuk pohoi edhe rezultatet e tija aq madhore sepse ai shpesh thot " kemi obligim kombetar dhe njerzor qe nese ne nuk mundem ta shijojm lirin e plot atehere te punojm qe kete liri ta shijon femijet tane, sepse ua kemi borxh". Zoti Sheholli nuk dine te urren dhe me filozofin e tij kuptimplote shume serbe normal te Kosoves i ka bindur se Kosova eshte vendi ku ata duhet te japin kontributin e tyre sepse do ta kene shume ma mire se ne cilindo shtete tjeter, e le te quhet ai shtet edhe Serbi. E kam nje porosi shume domethenese per Kastriot Jasharin i cili z.Sheholli e kishte qujatur "djubre". Ti Kastriot Jashari te kesh shume kujdes kur flet per njerze sepse vetem "plehrat" sikurse qe jane shkrimet tuaja mund qe me kundermimin e plehrit tuaj te ngulfatin fatin e Kosoves. Kujdes Kastriot Jashari shume kujdes ne fjalorin qe e perdore sepse ti nuk i njef rezultatet dhe veprat e njerzeve e posaqarisht te zotit Fatmir Sheholli. Sa i perket ceshtjeve tjera qe kane te bejne me Oliver Ivanoviqin dhe serbe te tjere qe permenden ne keto komente konsideroj se nevojitet te bindim opinion e gjere kosovar se cdo pajtim me realitetin e ri te Kosoves do ti konvenoje edhe serbve edhe te gjitha minoriteteve tjera sepse ne boten civilzuese dhe demokratike priviligje me te medha se ne Kosove nuk do te gjejne kurre. Une ju uroj per kete web-sajt dhe ju uroj qe te keni edhe tema tjera me koncept shume domethenes per te ardhmen e Kosoves se PAVARUR e integruar ne bashkimin europian dhe NATO. Me respekt te vecnat Fatlum Ahmeti, Prishtine.
(Fatlum Ahmeti, 26.11.2005. 20:28)

Po i japi vetit kete komoditet qe te shkruaj edhe nje here sepse ishte permendur emri im disa here gjate ketyre komenteve. Para se gjithash kerkoj ndjese, gjegjesisht falje per fjalen e perdorur "djubre" ndaj Fatmir Shehollit. Njekohesisht po ju shkruaj se une vertet jam shqiptar nga Obiliqi dhe jetoje ne Kosove. Ndoshta une bera gabim kur e lidha ceshtjen e Slavisha Petkoviqit me Oliver Ivanoviqin dhe ne ate kontekst perdora edhe zoteri Shehollin duke u nderlidhur ne punen e tij qe kryen ne Ministrin per komunitete dhe kthim. Sidoqofte eshte e drejte e imja te mendoj se Oliver Ivanoviq eshte njohes me i mire i rrethanave te politikes ne Kosove dhe se pengese ne inkuadrimin e tij ne institucione te Kosoves i ka bere S.Petkoviq. Une nuk kam njohuri cka ka bere Oliver Ivanoviq por kam njohuri se ai eshte njohes shume i mire i situates ne Mitrovice dhe Kosove dhe si i tille do te ishte i mire per procesin e Kosoves. Gjate leximit te ketyre komenteve hasa ne reagime shume te ashpera bile edhe me tone kercnuse nga disa individ te cilet kishin mbrojtur komentin dhe veprat e zotit Sheholli. Me siguri une nuk po e njofsha punen qe ka bere zoti Sheholli, dhe vertet une kerkoj ndjese, bile me vjen keq qe kam hapur nje debat rreth emrit te tij pasi qe njeriu siq thot nje proverb popullor "sa jeton edhe meson", andaj une shume qart kuptova nga shkrimet e te gjitheve se zoti Sheholli ka nje respekt qe vjen nga shtresa te ndryshme te shoqeris dhe kjo vertet mua me bene te lumtur sepse une vertet e kam patur nje mendim tjeter i cili vertet paska qene i gabuar. Publikisht zoti Fatmir ju kerkoj falje dhe iu bashkangjitem komenteve te shkruesve te komenteve duke ju uruar shendet e jete te gjate sepse vertet paske vlera te cmuara per te cilat une nuk i kam ditur e ndoshta as qe duhet ti kuptoj, por sidoqofte mbetem me shprese se do te ulemi diku se bashku dhe te kerkoj falje edhe keshtu duke te shiquar ne sy. Me respekt te thelle Kastriot Jashari.
(Kastriot Jashari, 28.11.2005. 22:26)

Esenca e vlersimit te nje njeriu eshte ne virtytet njerzore qe i posedon ai person. Une jam inxhinjer i diplomuar - dega e maqineris dhe jetoje dhe veproj ne Podujeve. Jam pikrisht gjenerat e zotit Fatmir Sheholli, dhe nese e lexon kete shkrim timin besoj se do ti kujtohem. Une e njof qe moti zotin Shehollin pra qe nga shkolla fillore, pastaj ajo e mesme, kurse ai ka studijuar fakultetin ekonomik kurse une maqinerin ne Universitetin e Prishtines. E fillova shkrimin tim duke pohuar se vlersim per nje person eshte virtyti njerzor apo sjelljet e tij ne shoqeri. Une me plot bindje konstatoj se zoti Sheholli rrjedhe nga nje familje shume perparimtare dhe me virtyte njerzore. Proverbi popullor thot "dardha bie nen dardhe", andaj edhe Fatmiri eshte "brum" i asaj familje fisnike dhe shume njerzore. Jeta njeriun e shpie ne drejtime nga njehere ndoshta edhe atje ku nuk ka dashje, keshtu qe shume njerze ndodhe qe marrin kahje pa vullnetin e tyre por ja qe jeta eshte e tille. Une si sot me kujtohet Fatmiri ka qene nxenes shmebullor dhe studeent i shkelqyeshem dhe kam lexuar shkrime te tija gazetareske, komente dhe analiza ne shtypin shqiptar. Me plot bindje e them se shkrimet e zotit Sheholli dhe komentet e tija kane qene aq thumbuese dhe me nje gjuhe shume te kuptueshme qe preknin thelbin e ceshtjeve shume komplekse, sa qe une edhe sot ja kam zili. Kam njohuri qe zoti Sheholli ka dhene kontribut shume te qmuar ne aspektin kombetar dhe me karizmin e tij shume dinamik edhe sot eshte kyqur ne jeten institucionale dhe po jep kontributin e qmuar per ceshtjen e Kosoves. Kontraverziteti i personalitetit te tij qe ndoshta mbizotron ne arenen e Kosoves dhe me gjere, e bene pikrisht Fatmirin shume me te panjohura per opinionin e gjere. Une i perkas elites llapjanase qe e vlerson shume larte punen e Fatmirit edhe pse Fatmiri kurre nuk ka qene lokalist ndoshta sepse shume i ri ka qelur rrugen jasht treves se llapit dhe kjo e ka bere qe te shijoj siq them une "asfaltin" Prishtinas atehere kur per shume ne Prishtina ka qene aq larg e aq afer. Ajo qe e karakterizon Fatmirin eshte sakrifica e vazhdueshme ne shume sfera jetsore. Une inkuadrimin e tij ne institucione te Kosoves e shof si edhe nje sakrifice te tij per te miren e ketij vendi tone sepse ai vertet ka intelekt, instikt dhe e kupton gjuhen shume te komplikaur te daljes nga labirinthet shume te komplikuara. Fatmiri i ka te metat e tija si cdo njeri ne rruazullin tokesor por vertet per aq sa e njohe une ato te meta jane shume jopamese dhe me karakterin e tij gjithmon ka ditur qe edhe ne situata shume te veshtira ta beje shoqerin te tejkaloj shume lehte situata te nderlikuara. E pash te arsyeshme te beje kete shkrim me te vetmin qellim qe atyre qe deshirojn te shkruajn ta kuptojn sadopak karakterin dhe vleren e zotit Fatmir sepse vertet ai ka bere shume ne aspekte te ndryshme jetesore dhe i ka ndihmuar ketij vendi ne sfera te ndryshme ne dite te veshtira kur ne nuk kemi patur guxim qe as te endrrojm per disa aspekte kombetare. Pershendetje nga Llapi i Kosoves.
(Vedat Jakupi, 29.11.2005. 22:15)

---sqarim, kjo faqe dedikohet per serbin O.Ivanoviq ku si reagim kam reaguar duke i permendur disa emra ne ministrin per kthime(berllog mbi berllog), e ky erifi nga Obiliqi nuk ka lidhje me shkrimet e mia se une jame ne Prishtine. Sa i perket Ivanoviqit po e perserise se per pjesen veriore te Kosoves per momentin e njeh shume mire ate teren, nuk kam asgje me te e as kumbari se deri me vitin 2000 jemi shikuar vetem nga tyta e automatikut. Zoterinet nga ministrija per kthime (ministri qergare) kane rregullu disa dokumente disa lidereve e tash mendojn se pin uje kjo pune e piste e tyre, matrapaz e dyftyresi kjo eshte turp.
(kastriot jashari, 14.12.2005. 18:28)

Nese qenke aq mire i informuar ti Kastriot Jashari (edhe pse nuk pi di cilit po i drejtohem tani, sepse dy qenkan lajmruar, por po i drejtohem ketij qe po e mbron Oliverin si njohes te mire te terrenit ne Mitrovice e qe po jetojka ne Prishtine!?) per Oliver Ivanoviqin atehere tregona ti se pari ne cilen brigade te UCK-se ke qene qe ja paske kon kthye tyten e pushkes Oliverin, e se dyti tregona cka ti krejt din per njohtesit e Oliverit ne veri te Mitrovices. Do te isha shume mirenjohes Kastriot nese me pergjigjesh ne keto dy pyetje. Nje sygjerim tjeter e kom per ty Kastriot, mos u orvat te shkruash dicka per cka nuk ke mbulese. Nese ke qene pjestare i UCK-se dhe nese je shikuar permes tytes me Oliverin, tregona pra kush ka qene komandant i yti ne zonen e Shales dhe tregona qysh ti koke shiquar permes tytes me oliverin, se nese eshte ashtu atehere Oliveri paska qene ne uniforme te policise, ushtris apo paramilitarve serbe. Nese nuk na pergjigjesh ne keto pyteje qe jane shume te thjeshta atehere po e kuptojm kush je. Pra ti tash sqarona neve se une e lexova sqarimin tuaj Kastriot. Me respekt Fatlum Ahmeti, ish pjestare i UCK-se dhe UCPMB-se.
(Fatlum Ahmeti, 16.12.2005. 12:37)

Polja obeležena crvenom zvezdicom su obavezna.

* Vaše ime i prezime:
* Email:
* Komentar:
 
FORUM

Govor Don Šan Zefija, Biskupskog Kancelara, Katolička crkva

Međuverska konferencija o mirnoj koegzistenciji i dijalogu
Pećka Patrijaršija
Peć 2 –3. maja 2006. godine.



OSTALI ČLANCI
Pročitajte ostale tekstove

REAKCIJE
© 1998-2005 CDRSEE, KosovaLive i Medijski Centar Beta
Odgovornost za sadržinu tekstova objavljenih na sajtu www.kosovakosovo.com u potpunosti preuzimaju Centar za demokratiju i pomirenje, agencija KosovaLive i Medijski Centar Beta. Tekstovi ni na koji način ne odražavaju mišljenja donatora koji su pomogli Albansko-srpski forum za razmenu informacija.