[ English ] [ Shqip ] [ Srpski ]
 
 






FORUM
Rezultati i izazovi u procesu privatizacije na Kosovu

Unë jamë takord me të gjithë argumentet dhe pohimet e shumta që i keni afruar në shkrim por ka edhe shumë të dhëna që duhet të afrohen në punime shkencore dhe në dëshmi në të ardhmën. Unë mendoi se paralelisht me privatizimin është dashur të kërkohet që të kthehet edhe plaqkitja që i është bërë Kosovës nga Serbija në të gjithë resorët. - Mendoi se ishte dashtë që sa ma parë të kërkohet edhe domshpërblimi për ekonomin private e shoqërore të plaqkitur dhe shkatrruar për njerzit e vrarë të dhunuar, djegëjet e shtëpive private e shoqrore, objekteve kulturore e fetare të shkatrruara tërsisht ose pjesërisht të shkatrruara për periudhen kohore para dhe gjatë luftës. - Duke i ditur të gjitha këto Kosova duhet të bëjë sa më parë padi nderkombëtare ndaj Serbisë për krime lufte.
(Ymer Gashi, Zvicër, 12.09.2005. 13:53)

Po, z. Ymer, ju keni të drejtë për atë që thuani në reagimin e Juaj, por me këtë rast tema ishte vetëm për privatizimin. Unë lidhur me temat që ju i potenconi kam shkruajtur disa herë në shtypin e perditshëm të Kosovës. Ju falemnderojë për reagimin dhe sugjerimin e shqyrtimit të temave që ju i parashtroni. Ato janë të nevojshme dhe për to duhet të angazhohet Qeveria e Kosovës. Të fala
(Prof. dr Musa Liman, 13.09.2005. 12:24)

I nderuari z.Profesor, Me vëmendje të posaçme lexova shkrimin tuaj lidhur me një nga problemet, për mendimin tim, shumë të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës, PRIVATIZIMIN. Mendoj se tanimë duhet të rrahen më shumë tema të këtilla produktive, për dy arsye. E para që procesi i privatizimit të kryhet më shpejtë për të mirën e popullit dhe të ekonomisë kosovare, dhe arsyeja e dytë TRANSPARENCA. Nëse kjo temë shtjellohet dhe analizohet më tepër, atëherë rrjedhimisht mundësitë që dukuritë negative si korrupsioni etj. do të limitizoheshin. Natyrisht, unë pajtohem me shumicën e konstatimeve tuaja lidhur me temën e shtjelluar, aq më tepër ju çmoj dhe ju konsideroj shumë kompetent ( bile ndjehem i nderuar që si ekonomist temën e diplomës në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës e kam mbrojtur në vitin 1985 duke ju patur juve në Komision). Do të doja me këtë rast që të propozoja gjetjen e formave që procesi i privatizimit të bëhet më efikas, dhe poashtu më atraktiv sidomos për kapitalin e huaj. E para konsideroj si shumë me rëndësi që të merren hapa për njohjen juridike ndërkombëtare të pronësisë kosovare të Ndërmarrjeve shoqërore të cilat tenderohen,ashtuqë investitorët nuk do të kishin frikë për investimet e veta. Pika e dytë të cilën do të dëshiroja ta potencoja është që të bëhet një analizë e veprimtarive të Ndërmarrjeve tashmë të privatizuara ashtuqë të shihej efektiviteti i privatizimit të deritashëm. Nga kjo do të kishim mundësi që në procesin e mbetur t'i zbatojmë elementet e mira dhe ti eliminojmë ato negativet. Dhe në fund padyshim se fondet e grumbulluara në këtë proces duhet që sa më parë të kanalizohen në sistemin bankar kosovar dhe të vehen në funksion të zhvillimit të ekonomisë kosovare. Jam shumë i gëzuar me analizat e INTEGRA se Kosova është vend i sigurtë për investime. Me siguri se Kosovën e pret një periudhë intensive zhvillimore dhe përgjithësisht një e ardhme e ndritur. Ju përshëndes sinqerisht nga Kanadaja dhe ju uroj punë të mbarë dhe suksese. SAMI ADEMI ecc. Toronto CANADA.
(SAMI ADEMI, 20.09.2005. 17:45)

kosova esht ma mir pavaresi e kushtezuar me jugosllavi
(kadri, 15.01.2006. 18:18)

për ju zotriu "KADRI"( e që jam e bindur se mbiemri juaj përfundon me -viq), pavarësin e kushtezuar mund ta shihni vetem në ëndërr ashtu siq mund të ëndërroni kohën e perënduar të asaj që t'i e quan "jugosllavi". Shpresoj se ke gjetur ndonjë vendstrehim në Serbi se me këtë mendje as mos mendo të kthehesh në Kosovë, megjithatë jam e bindur se do ta keni mirë aty ku jeni ngase e shoh që edhe shqip paske harruar të shkruash. "Mirë u pafshim" në Kosovën e Pavarur.
(meli, 26.02.2006. 08:06)

Polja obeležena crvenom zvezdicom su obavezna.

* Vaše ime i prezime:
* Email:
* Komentar:
 
FORUM

Govor Don Šan Zefija, Biskupskog Kancelara, Katolička crkva

Međuverska konferencija o mirnoj koegzistenciji i dijalogu
Pećka Patrijaršija
Peć 2 –3. maja 2006. godine.



OSTALI ČLANCI
Pročitajte ostale tekstove

REAKCIJE
© 1998-2005 CDRSEE, KosovaLive i Medijski Centar Beta
Odgovornost za sadržinu tekstova objavljenih na sajtu www.kosovakosovo.com u potpunosti preuzimaju Centar za demokratiju i pomirenje, agencija KosovaLive i Medijski Centar Beta. Tekstovi ni na koji način ne odražavaju mišljenja donatora koji su pomogli Albansko-srpski forum za razmenu informacija.