[ English ] [ Shqip ] [ Srpski ]
 
 






FORUM
Izlaganje predsednika Vlade Srbije Vojislava Koštunice na sednici SB UN, na kojoj je odlučeno da počnu pregovori o budućem statusu Kosova

Shume shkurt per ju... Nese Sllovenia , Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia kane qene pjese e Jugosllavise se atehershme , dhe te gjitha keto sot jane shtete me kufijt te tyre , ateher si nuk paska mundesi qe Kosova te mos jete shtet i pavarur... Dhe nuk e di pse nuk e pranoni realitetin se Kosova tashme 6 vjet eshte e ndare nga Serbia , dhe cdo perpjekje per sundimin e serbise ne Kosove eshte absurd dhe nuk ka asnje baze logjike. Ju pershendes zoteri, dhe mos harroni se pos qe e keni humbur Kosoven shume shpejt do ta humbni edhe Malin e Zi ... tung
(Burim Berisha, 25.10.2005. 18:17)

Kryeministri i Serbisë tregoi edhe një herë para këshillit te sigurimit nacionalizmin e madhë që është në Serbij, paraqiti edhe njëherë para botës urrejtjen e tij të madhe që ka për Kosovën dhe Kosovarët. Kishte me qenë mirë qe kryeminstri i juaj të angazhohej praktikisht më shumë, të gjithë e dinë se ende mbahen eshtrat e Kosovarëve grave, burrave e fëmijëve, zhdukja e gjurmëve për shumë të tjerë fonde dhe pasuria që është plaqkitur në Kosovë dhe vendet tjera nga Milicija dhe ushtrija e juve, kto mbahen në Serbij. Ishte kan mirë që Serbët e Kosovës të kuptojnë drejtë dhe mos të ju ndëgjojnë më,se ju keni sjellur vetëm konflikte dhe pasiguri ju si një shtet i vetë quajtur demokratik. Duhet të gjithë të ju kuptojnë drejtë se ju po kërkoni njëjtë si Milloshevici luftë në Kosovë. Të jeni demokrat si e quani veten dhe shtetin tuaj lereni Kosovaret te vendosin vetë për fatin e tyre se si duhet të jetoin dhe me kënd duan të jetoin. - Sa për Kosovën si teritor të Serbisë që e quani ajo nuk do të ndodhë më kurrë vetëm nëse zhduken ose ma mirë me thënë nëse vrahen nga ju të gjithë Kosovarët, atëher mundë edhe të merret Kosova si pjesë e Serbisë apo edhe e Rusisë atëherë sdo të kishte më Kosovarë, dhe sdo të ishte më i rëndësishëm as statuti të zgjedhet. Më erdhi keqë për kohën që e humba për ju.
(Ymer Gashi, Zvicër, 25.10.2005. 19:58)

Po qysh ende nuk jeni lodhur duke thënë të paverteta për Kosovën dhe pjesët tjera të ish Yugoslavisë. Unë nuk e dij se si mundohen ti ndrroni faktet në pikë të ditës kur krejt bota është me Kosovën dhe në Kosovë. E cituat se kinse jeni një shtet demokratik, kjo thënje është për të qeshur dhe për të ju ardhur keqë, shikoni ju vetë të drejtat e njeriut në vetë Serbin sotë në Vojvodin për shembull ne Sanxhak në luginën e preshevës janë katostrofike. E një faktë tjetër për demokracinë tuaj është pse nuk po rrin me juve bashkë as Mali i ZI, si parneri juaj më i ngushtë deri tash. Ju thoni jeni shtet demokratik po timonin ta mbani në Beograd, çfar demokracie mundë të jetë kjo. Në demokraci sipas jush paska mundësi me ndalu vullnetin e një populli për të vendosur për të ardhmen e tij. Pasi deklaroheni si shtet demokrat ktheni së paku eshtrat e të vrarëve në Kosovë e që i keni bartur kufomat për ti mshefur në Serbij. Tash kinse po i denoni krimin e luftes, llogaritni me matematikë të thjeshtë kriminelët që kanë bërë krime në Kosovë dhe në vendet tjera ende punojnë në Milici dhe Ushtri tuajën, kjo ka me qenë e ardhmja demokratike e vendit tuaj. Për fundë ne mundë të hyjmë edhe në luftë por bashkim ose ndonjë lidhje me ju asnjëherë, sa të është bota me njerëz, harrone.
(Arijan Y Gashi, Prishtinë, 27.10.2005. 15:26)

Zoteri Koshtunica, Raporti i Kai Eides nuk permban vetëm disa citime (negative) rreth situates politike dhe te sigurise në Kosove, por poashtu permban edhe anet pozitive qe jane shume me te rendesishme se sa ato per te cilat ju flisni. Eshte e vertete se ne Kosove serbet nuk kane siguri dhe liri per te levizur, por poashtu është e vërtetë se as Beogradi por as edhe enklavat serbe ne Kosovë, pervec se te dalin ne media dhe te akuzojnë e shqiptaret e Kosoves se nuk i lene te jetojne ne shtepite e tyre, nuk kane ndermarre asgje konkrete ne kete drejtim, perkundrazi ju si president i nje shteti, i cili sipas jush gjithmone eshte deshmuar per institucione dhe vlera demokratike, iu beni thirrje serbeve te Kosoves t'i bojkotojne institucionet kosovare te zgjedhura ne menyre demokratike, gje qe ka ndikur ne mase te madhe ne pjesmarrjen e serbeve ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2004. Pra ju beni thirrje per bojkotim te asaj demokracie me te cilen ju "lavdëroheni" aq shume. Per sa i perket te drejtave pronesore, eshte e vertete se ne Kosove nuk respektohen te drejtat pronesore, por cka eshte me rendesi te theksohet eshte ajo se keto probleme ndodhin per shkak se ne Kosove "ka" dhe "nuk ka" shtet i cili duhej te mirrej me keto pune , pershak se ka institucione paralele dhe institucione simbolike. Kur e kam fjalen per institucione paralele i referohem atyre zyrave qe ju keni hapur ne enklavat serbe ne Kosove te cilat kane qasje ne te gjitha dokumentat kadastrale qe Serbia i ka vjedhur nga Kosova gjate terheqjes se saj ne vitin 1999. Si mund te respektohet prona e dikujt kur ai nuk mund ta provon me dokumentacione se ajo eshte prona e tij dhe e vetmja gje qe i mbetet eshte qe ai tju referohet "zyrave" ne enklavat serbe ne Kosove. Kurse, kur them institucine simbolike kam fjalen per shumicen e institucioneve kosovare te cilat se pavaresisht se cfare ligjitimitetit kane nga populli te gjitha vendimet e tyre mund te zhvleresohen nga "nje cope leter" e ardhur nga UNMIK-u , qe sipas eshte shkruar shume kohe perpara dhe presin momentin e duhur qe t'ia dergojne ndonje institucioni i cili "ka bere sherr". Ju thate poashtu se serbet kane diku rreth 17 mije lende ne gjyqet e Kosoves dhe asnjeri nga ata nuk ka marrur pergjigje nga gjyqi. Poashtu gaboni, kur e them kete i referohem numrit te madh te pronave te shitura nga serbet pas vitit 1999 ne Kosove. Nuk e di se si kane ndodhur qe te mos kene asnje pergjigje nga gjyqi kur Habitati, institucion i cili mirret me te drejtat banesore, ka hudhur shume familje qe kane uzurpar banesat e serbeve pas luftes ne rruge vetem e vetem qe serbet t'i shesin keto pronat e tyre, te cilat si une poashtu edhe ju e dini se si ua jane dhene serbeve ne vitet e 90-ta, vetem pse kane qene serb kane marrur banesat me te mira si ne Prishtine ashtu edhe qytetet tjera ne Kosove, prona te cilat jane ndertuar me mundin e shumices shqiptare ne Kosove. Ambasadorti Kai Eide ka rekomandur qe te hapen negociatat per statusin e Kosoves dhe ne kete menyre te percaktohet statusi i Kosoves apo me mire te diskutohet e vetmi opcion per statusin e Kosoves qe eshte pavarsia. Kjo do te sjell nje zgjdhje jo vetem i status quos-e qe ekziston tani ne Kosove, por edhe nje zgjedhje te qendrueshme per te gjitha problemet qe ju ceket ne fjalim tuaj qe sipas jush vetem Serbia dhe Mali i Zi (edhe pse Mali i Zi nuk eshte i interesuar shume). Pra Z.Koshtunica ju do te jeni te mireseardhur gjithmone ne Republiken e Kosoves, por kurre nuk do te jeni te mireseardhur ne provincen "Kosovo dhe Metehoija" Valeart Doli, Gjakove
(Valeart Doli, 27.10.2005. 16:12)

Në vitin 2000 unë shkrova për një të përditshme kosovare një editorial, në të cilin e kisha paraparë se pikërisht Koshtunica do të jetë në kreun e udhëheqësisë serbe... Para pesë vitesh, unë e dija se Koshtunica do të jetë personi që do ta trashëgoj politikën e Milosheviqit, por me një “ambalazh” të ri... Pra, me një plasim proevropian para syrit ndërkombëtar. E kam parashikuar edhe faktin se Koshtunica do të vie në pushtet, në kohën kur nuk do ta drejtojnë politikën botërore z. Klinton e znj. Olbrajt. Prandaj, u pata bërë apel politikanëve shqiptarë të Kosovës që të jenë më syhapur dhe të gllabërojnë më shumë kohë se që është në realitet... të nxjerrin 13 muaj aktiv, nga 12 muaj sa ka viti. Fatkeqësisht, ata nuk arritën të shfrytëzojnë as gjysmën e kohës, ora e së cilës punonte në favor të Kosovës. Mos të harrojmë vetëm një fakt, kur kryeministri aktual, Bajram Kosumi pohoi se stafi qeveritar nuk do ta shfrytëzoj këtë vit pushimin, sepse ka shumë punë për të bërë... Dhe, çka ndodhi?! Krejt e kundërta... Ai, jo vetëm që shkoi në pushime dhe “derdhi” para, (jo në bregdetete shqiptare por në ato turke), duke e lënë të vetmuar “çelësin” e pavarësisë së Kosovës (Aiden), por ai krijoi një shumë marramendëse shpenzimesh për t’u kthyer në Kosovë! Prandaj jemi këtu ku jemi... U dëshpëruan të gjithë ata që mendonin se Kosova shumë shpejtë do të bëhet Zvicëra e Ballkanit. Në fakt, Kosova u bë Zvicër, por jo për banorët e saj, por për një garniturë të zgjeruar ndërkombëtarësh, të cilët na dolën se e njohin këtë vend dhe nevojat e këtij populli, më mirë se vet banorët e këtij vendi. Pavarësisht se këta ndërkombëtarë vijnë nga vendet, nga më të ndryshmet... demokratike, moniste, socialiste, mbretërore e diktatoriale, fjala dhe nënshkrimi i tyre ka më shumë peshë se fjala e qytetarit të Kosovës.... Dhe, kur bota na flet për standarde dhe demokraci.... athua kësaj i thonë demokraci?! Athua kështu ndërtohet demokracia?! Cili këtu është demos dhe cila është mënyra e cratio-s?!
(Beqir BEQAJ, 07.11.2005. 16:54)

A znate šta, Koštunica ima samo oko 10% biračkog tela. A znate šta još, SRS ima oko 40% biračkog tela, sa težnjom rasta. A znate šta SRS kaže na sve to?
(Živanović Vladimir, 21.11.2005. 13:32)

Polja obeležena crvenom zvezdicom su obavezna.

* Vaše ime i prezime:
* Email:
* Komentar:
 
FORUM

Govor Don Šan Zefija, Biskupskog Kancelara, Katolička crkva

Međuverska konferencija o mirnoj koegzistenciji i dijalogu
Pećka Patrijaršija
Peć 2 –3. maja 2006. godine.



OSTALI ČLANCI
Pročitajte ostale tekstove

REAKCIJE
© 1998-2005 CDRSEE, KosovaLive i Medijski Centar Beta
Odgovornost za sadržinu tekstova objavljenih na sajtu www.kosovakosovo.com u potpunosti preuzimaju Centar za demokratiju i pomirenje, agencija KosovaLive i Medijski Centar Beta. Tekstovi ni na koji način ne odražavaju mišljenja donatora koji su pomogli Albansko-srpski forum za razmenu informacija.