[ English ] [ Shqip ] [ Srpski ]
 
 






PHOTO GALLERY

29.06.2006.

Komandanti i krahut jugor të NATO-s Admirali Henry Ulrich tha në Leposaviq se Aleanca Veri-Atlantike mbetet e përkushtuar për të ruajtur qetësinë në tërë territorin e Kosovës. Në foto:Admirali Ulrich duke u drejtuar gazetarëve.

29.06.2006.

Shefat e diplomacive të Grupit të G-8 kanë mirëpritur të enjten negociatat e drejtpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës për statusin e ardhshëm të Kosovës. Në foto:Pamje nga takimi i ministrave të vendeve të G-8..

29.06.2006.

Shefi në largim i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen tha se statusi duhet të jetë i pranueshëm për shumicën, por duhet gjithashtu të marrë parasysh edhe dëshirat e pakicave. Në foto: Jessen-Petersen duke mbajtur fjalimin lamtumirës para Kuvendit.

28.06.2006.

Koshtunica ka porositur të mërkurën se Graçanica është "vendi i duhur që të përsëritet ajo që secili serb duhet ta dijë, se Kosova ka qenë dhe do të jetë përgjithmonë pjesë e Serbisë". Në foto: Vojisllav Koshtunica. 28 qershor 2006, Graçanicë.

28.06.2006.

Kryetari i Serbisë Boris Tadiq ka deklaruar të hënën në Shkup se Mali i Zi dhe Kosova janë tema të ndryshme dhe se është kundër asaj që në Kosovë, si në Mal të Zi të organizohet referendum për pavarësi. Në foto: Boris Tadiq dhe kryetari i Maqedonisë Branko Crvenkovski. Shkup, 28 qershor 2006.

28.06.2006.

Ish shefi i diplomacisë së RFJ-së, Goran Svillanoviq vlerësoi të mërkurën se vizita e kryeministrit Vojisllav Koshtunica në Londër është hap i mirë, duke shtuar se Serbia nuk duhet të qëndrojë anash lidhur me zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës. Në foto: Goran Svillanoviq, arkiv.

27.06.2006.

Patriku serb Pavlle ka shërbyer sot në mëngjes liturgjinë e shenjtë në Manastirin e Graçanicës në Ditën e Shën Vidit. Në foto: Pamje nga liturgjia në Manastirin e Graçanicës. 28 qershor 2006.

27.06.2006.

Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica ka deklaruar të martën pas takimit me kryeministrin britanik Tony Blair se Serbia angazhohet për një zgjidhje kompromisi për Kosovën, por se nuk është e gatshme të pranojë “kompromis të imponuar”. Në foto: Vojisllav Koshtunica dhe Tony Blair. Londër, 27 qershor 2006.

27.06.2006.

Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu ka deklaruar të martën se popullata shqiptare në Kosovë duhet të pranojë pakicën serbe dhe duhet të jetojë bashkë me të. Në foto: Pamje nga pritja Presidentit Sejdiu në Tiranë. 27 qershor 2006.

26.06.2006.

Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, i cili po qëndron në një vizitë dyditëshe në Britani të Madhe, do të bisedojë sot me kryeministrin britanik Tonny Blair. Në foto: Tony Blair, arkiv.

26.06.2006.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu sot dhe nesër do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të homologut të tij. Në foto: Fatmir Sejdiu, arkiv.

26.06.2006.

Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen do të kthehet të martën në Kosovë që të përfundojë mandatin e tij, si dhe të zhvillojë takime lamtumirëse me lidershipin e vendit dhe të përshëndetet me bashkëpunëtorët e tij. Në foto: Jessen-Petersen, arkiv.

25.06.2006.

Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica filloi një vizitë dyditëshe në Londër, ku me homologun e tij britanik Tony Blair do të bisedojë edhe për Kosovën. Në foto: Vojisllav Koshtunica, arkiv.

25.06.2006.

Zyrtarët e Këshillit të Sigurimit të KB dhe SHBA-ve kanë pasur shumë kërkesa, të cilat duhet të përmbushen nga institucionet kosovare, ka deklaruar kryeministri i Kosovës Agim Çeku me të kthyer nga vizita e tij në Uashington dhe Nju Jork. Në foto: Agim Çeku, arkiv.

25.06.2006.

Shefja e Qendrës Koordinuese të Serbisë për Kosovën Sanda Rashkoviq-Iviq dhe shefi i diplomacisë së Serbisë Vuk Drashkoviq kanë pasur takime të ndara me shefen e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore Doris Pack. Në foto: Pamje nga takimi Pack-Drashkoviq. Beograd, 23 qershor 2006.

22.06.2006.

Kryeministri i Serbisë Koshtunica tha të enjten se ka pranuar një thirrje nga sekretarja Rice të vizitojë Uashingtonin, por nuk ka precizuar se kur do të udhëtojë. Në foto: Koshtunica pas mbledhjes së qeverisë. Kragujevc. 22 qershor 2006.

22.06.2006.

Deputetja e Parlamentit Evropian Doris Pack tha se si gjermane është shumë e pikëlluar të shoh Mitrovicën e ndarë, ngase ajo i rikujton Berlinin. Në foto: Doris Pack, arkiv.

22.06.2006.

Aleksandar Vuçiq i radikalëve deklaroi te enjten se me rastin e përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës nuk guxon të përdoret si argument vullneti i shumicës së popullatës. Në foto: Aleksandar Vuçiq, arkiv.

19.06.2006.

Sot në Nju Jork do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit kushtuar gjendjes në Kosovë, ku shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen do të paraqes raportin e tij lidhur me përmbushjen e standardeve. Në foto:Pamje nga mbledhja e KS të KB.

19.06.2006.

Liderët kosovarë deklaruan gjatë takimit me sekretaren amerikane të shtetit Condoleezza Rice në Uashington se po punojnë për ndërtimin e një Kosove moderne e shumetnike. Në foto: Condoleezza Rice me Sejdiun dhe Çekun në Uashington.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 >>
FORUMI

Fjalimi i përgaditur nga Don Shan Zefi, Kancelar ipeshkvinor, Kisha Katolike

Konferenca Ndërfetare mbi Koegzistencën Paqësore dhe Dialog
Patriarkana e Pejës
Pejë 2 -3 Maj 2006


© 1998-2005 CDRSEE, KosovaLive, Medijski Centar Beta
Përmbajtja e faqes së internetit www.kosovakosovo.com është përgjegjësi e Qendrës për Demokraci dhe Pajtim, Agjencisë së Lajmeve KosovaLive dhe Qendrës Mediale Beta, dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e donatorëve për Forumin Informativ Shqiptaro-Serb.